Shfrytëzo Kohën 02

Rick Grubbs

Tre Kategori

Kur bëhet fjalë si duhet ta përdorim kohën, kemi tre kategori njerëzish.

Në kategorinë e parë bëjne pjesë njerëzit që nuk dinë se çfarë të bëjnë me kohën e tyre. Ata kurrë nuk kanë harxhuar kohë me të vërtetë për të zbuluar qëllimin e Perëndisë në jetën e tyre. Qëllimet e tyre janë të paqarta dhe nuk ekzistojnë.

Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë njerëzit që e dinë se çfarë duhet të bëjnë, por atyre u mungon vetë-disiplinimi për të berë atë që duhet. Ne këtë kategori futen edhe shumë të krishterë. Ata kanë vendosur disa qëllime dhe kanë nisur disa gjëra, por ata nuk janë të gatshëm të vazhdojnë punën e nisur për të arritur vijën e finishit.

Ndërsa, në kategorinë e tretë bëjnë pjesë njerëzit që e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe e realizojnë atë. Ata kanë dy gjëra të nevojshme për tu përdorur nga Perëndia me të gjitha mundisitë që ata kanë: Vendimet e Drejta dhe Disiplina e Mirë.

Ne cilën prej këtyre kategorive bëni pjesë ju? Koha është e çmuar. Kaloni pak kohë tani për t’i kërkuar Perëdnisë se çfarë dëshiron Ai të bëni me kohën tuaj. Më pas, disiplinoni veten për të bërë atë që Ai dëshiron dhe në këtë mënyrë, ju do të shtrytëzoni kohën.

Shfrytëzo kohën

It's all about TIME

More info




Current track

Title

Artist