Shfrytëzo Kohën 03

Rick Grubbs

Arma më e Madhe e Satanit

Imagjinoni vetëm për një moment Satanin duke i kërkuar tre prej demonëve të tij disa ide se si të mos i lejojë njerëzit të mendojnë për parajsën.

Demoni i parë thoshte: “Le t’ua mbushim mendjen njerëzve që parajsa nuk ekziston”. “Por kjo nuk do të funksionojë”- u pergjigj Satani. “Çdo njeri e di mirë në zemrën e vet se parajsa është e vërtete.”

Demoni i dytë tha: “Le t’iu themi njerëzve se nuk ekziston ndonjë ferr për të cilin ata duhet të frikësohen”. “Jo” – u përgjigj Satani. “Vetë ndërgjegjia e njeriut thotë se do të përballet me gjykimin. As kjo nuk behet. Na duhet diçka që t’ua mbushim mendjen të gjithë njerëzve kudo që të jenë, pavarësisht rracës, moshës apo klasës sociale që mund të kenë”.

Ndërsa demoni i tretë tha: “ Atëherë, le t’iu themi atyre se do të kenë kohë një herë tjetër për të menduar thellë për parajsën. E nesermja do të jetë më e përshtatshme për t’u shpëtuar. Le t’ua mbushim mendjen të mos nxitohen”. Kur dëgjoi ketë, Satani qeshi me të madhe për formulën më të mirë që do të funksiononte me siguri deri në ditët e sotme”.

E pra, mbase kjo nuk mund të ketë ndodhur 100% në këte mënyrë, por nuk ka asnjë dyshim se arma më e madhe e djallit “ka kohë” është gënjeshtër. Mos e besoni këtë! Bindjuni Perëndisë duke besuar sot tek Ai dhe duke mos e lënë për një ditë tjetër. Kështu, ju do të mund ta shfrytëzoni kohën.

Shfrytëzo kohën

It's all about TIME

More info




Current track

Title

Artist