Radio Logos

Jemi këtu për t'ju shërbyer juve

Current track

Title

Artist


Rreth nesh

Radio Logos është një shërbesë radiofonike nga Asambleja Biblike në Pogradec që filloi në vitin 2006 dhe është një bekim i madh për dëgjuesit e saj. Radio Logos mund të dëgjohet në Pogradec në frekuencën 94.2 FM, në Librazhd në 100.3 FM dhe në zonën e Mokrës si edhe në Korçë në 103.5 FM. Radio Logos mund të dëgjohet edhe kudo përmes internetit si dhe në formate të ndryshme për pajisje të ndryshme të lëvizshme.

Radio Logos synon të përhapë Fjalën e Perëndisë që sa më shumë dëgjues të njohin të vërtetat e mrekullueshme biblike. Nëpërmjet programit të larmishëm për fëmijë dhe të rritur, nëpërmjet këngëve dhe mesazheve të veçanta që transmeton, Radio Logos sjell inkurajim për dëgjuesit dhe kërkon t’i ndihmojë ata të kuptojnë se kanë nevojë për Jezusin si Shpëtimtarin e jetës së tyre dhe ndihmon besimtarët për t’u rritur në ecjen e tyre me Zotin.

Radio Logos është me kohë edhe pa kohë për dëgjuesit e saj, 24 orë në 7 ditë në javë për të mbjellë farën e mirë të Fjalës së Perëndisë dhe për të ujitur farën e mbjellë. Mësimet praktike dhe doktrina e shëndoshë janë një pjesë e rëndësishme për Radio Logos.

Stafi i Radio Logos fton çdo ditë dëgjuesit e saj për të shijuar muzikën e ëmbël dhe programet e larmishme për të gjetur freskim frymëror, paqe, dashuri dhe çlodhje përmes mesazhit që transmeton.