Bëj çmos për lavdinë e Tij

Prezantuar nga:

Zhanri:

  • DEVOCIONAL

Programi Bëj çmos për lavdinë e Tij është marrë nga libri me të njëjtin titull i autorit Osvald Çembërsi. Libri daton në fillimet e shekullit të 20-të. Fillimisht, Osvald Çembërsi i ndau këto mendime në formën e leksioneve në 'Kolegjin e Trajnimit Biblik', në Klapham të Anglisë, në vitet 1911-1915. Kolegji e kishte caktuar Osvaldin të shërbente në Egjipt, me trupat australiane dhe neozelandeze, të cilat ruanin Kanalin e Suezit, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Më vonë, Osvald Çembërsi dhe gruaja e tij i bashkuan dhe i botuan këto leksione në formë libri, më 1927-ën në Angli dhe më 1935-ën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh atëherë, ai u bë libri më i shitur devocional i të gjitha kohërave. Libri është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese Shigjeta. Radio Logos ka privilegjin dhe të drejtat për të krijuar dhe transmetuar këto mesazhe devocioni në gjuhën shqipe.

Përmes këtij programi del në pah rëndësia e të paturit një marrëdhënie të shëndoshë personale me Jezu Krishtin. Fjalët e shprehura në të janë një mesazh për t'u jetuar nga çdo i krishterë.

Lutemi që ky program të të ndihmojë për të menduar më thellë rreth Fjalës së Perëndisë si dhe për t'i zbatuar të vërtetat e saj në jetë.

Orari i trasmetimeve

  • E diel - 11:00 am - 11:03 am
  • E hënë - 10:03 am - 10:06 am
  • E martë - 10:03 am - 10:06 am
  • E mërkurë - 10:03 am - 10:06 am
  • E enjte - 10:03 am - 10:06 am
  • E premte - 10:03 am - 10:06 am
  • E shtunë - 11:00 am - 11:03 am

Listat e transmetimit

Postime blogu

    Leave a reply