Si të shkosh në Qiell

Së pari lajmi i keq.

Duke qenë se kemi mëkatuar ne lindim të ndarë nga Perëndia. Pa ndërhyrje, ne jemi të papërshtatshëm për Qiellin. Kjo zbatohet për tërë racën njerëzore. Ti nuk je i vetëm.

Romakëve 3:23 thotë: “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë”.

Romakëve 3:10 thotë: “Siç është shkruar: Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një”.

Romakëve 6:23a – “Sepse paga e mëkatit është vdekja”.

Zbulesa 21:8 – “Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë”.

Nuk ka asnjë sasi veprash të mira që ne mund të bëjmë për të shpëtuar veten nga të qenët të ndarë përjetësisht prej Perëndisë.

Efesianëve 2:8-9 thotë: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga veprat, që të mos mburret askush”.

Të injorosh ose refuzosh birin e Perëndisë është i vetmi mëkat që e mban dikë jashtë Qiellit dhe alternativa e vetme veç Qiellit është mundim i përjetshëm në Liqenin e Zjarrit (Zbulesa 20:15; 2 Thesalonikasve 1:7-9).

Gjoni 3:18 – “Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë”.

Por kemi lajm të mirë!

Është një rrugë e thjeshtë dhe falas për t'u pajtuar me Perëndinë e mundësuar nga Jezusi, biri i vetëm i Perëndisë. Një flijim ishte i nevojshëm për mëkatet e tua dhe Jezusi u dërgua për të qenë ky flijim. Ai u gozhdua mbi një kryq romak për të derdhur gjakun e Tij si pagesë për mëkatin tënd. Pastaj tri ditë pas vdekjes së Tij, Ai u ngrit prej së vdekurish, duke provuar një herë e përgjithmonë kualifikimet e Tij për të qenë Shpëtimtari ynë i vetëm.

Duke e vendosur besimin tuaj të plotë në vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Jezusit është mënyra e vetme dhe unike e Perëndisë për të shkuar në Qiell.

Jezusi tha (Gjoni 14:6): “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje”.

Gjoni 3:16 dhe 17 janë të qarta. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij”.

Bibla na tregon qartë se si të shpëtohemi:

Romakëve 10:9-10 – Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim”.

Ky shpëtim është një dhuratë falas nga Perëndia sepse Ai të do ty.

Romakëve 6:23b – “por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë”.

Romakëve 10:13 – Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet”.

A je gati të besosh pikërisht tani? Nëse po, thjesht thuaji Perëndisë çfarë Ai të ka kërkuar të rrëfesh. Mund të përdorësh një pyetje të ngjashme me këtë:

“Perëndi, e pranoj që jam mëkatar dhe e di që nuk mund të bëj asgjë për të fituar rrugën për në Qiell. Unë vërtet besoj që Jezusi vdiq mbi kryqin, që u varros dhe u ngrit nga varri. E vendos besimin tim në flijimin e Tij për të paguar plotësisht për mëkatet e mia”.