Të inkurajojë, pajisë dhe përfshijë gratë të luten, të dëgjojnë, të mësojnë, të rriten dhe të japin.
Në shumë pjesë të botës gratë lihen mënjanë, përjetojnë nivele të larta të varfërisë, të mungesës së arsimit, të shtypjes si dhe kriza të shëndetit. Ndonëse reformat sociale premtojnë fuqizim të grave dhe që do t’i japin fund cikleve negative në familje, vetëm një zgjidhje frymërore që gjendet në Jezus Krishtin ka fuqinë të sigurojë ndryshim të qëndrueshëm dhe shpresë të vazhdueshme.
Perëndia nuk i sheh gratë si të dobëta ose të paafta. Përkundrazi, Perëndia ka një histori të bukur për secilën grua si një shprehje unike e hirit dhe dashurisë së tij.
Ja përse programi Shpresë për Ty kërkon të ndërtojë dhe pajisë gratë që të përmbushin qëllimet që Perëndia ka për ato. Ne ndjekim shembullim më të mirë që mund të medojmë – Jezusin. Duke sfiduar standardet e kohës së tij, Jezusi i trajtoi gratë më dinjitet dhe dhembshuri dhe i ftoi ato në shërbesën e tij. Ai i ngarkoi ndjekësit e tij që ta çojnë ungjillin deri në skajin e tokës, duke bërë dishepuj nga të gjitha kombet. Dhe, ne besojmë se gratë janë një pjesë e dobishme e planit të Jezusit.