Words of Hope proclaims the gospel through media in order to build the church in hard-to-reach places.
Mbi 60 vjet më parë, një pastor në Kalamazoo të Miçiganit kërkoi radion e tij më kot për një transmetim të krishterë biblik. Vendimi i tij për të krijuar një program të tillë radiofonik solli atë që më vonë do të bëhej Fjalët e Shpresës. Fokusi i tyre parësor ishte ungjilli përmes radios në mbi 30 gjuhë të botës, por ata edhe kërkuan të ndihmonin ndërtimin e Kishës në mbarë botën përmes mjeteve të tjera media.
Për më shumë se 60 vjet, Fjalët e Shpresës ka patur një mision të vetëm e të qartë: Të shpallë Jezu Krishtin përmes transmetimit në gjuhët e popujve të botës, duke kërkuar së bashku me partnerët tanë në këtë shërbesë për të ndërtuar kishën duke fituar të humburit te besimi në Krishtin dhe duke inkurajuar të krishterët në jetën e dishepullimit.
Albert Dosti, spikeri aktual i programit Fjalët e Shpresës në Shqipëri, dëgjoi për herë të parë ungjillin në vitet 1980 në transmetimet në shqip të programit Fjalët e Shpresës Në atë kohë, regjimi marksist i Shqipërisë e kishte bërë ateizmin të detyruar. Dëgjimi i transmetimeve të ungjillit ishte kategorikisht i ndaluar. Megjithëkëtë, Alberti ishte aq i tërhequr nga ungjilli që, pavarësisht nga rreziqet, rrezikoi lirinë e tij për të vazhduar dëgjimin. Sot ajo qeveri e ashpër nuk është më në pushtet dhe shqiptarët mund të dëgjojnë lirisht disa stacione radiofonike të krishtera FM që ofrojnë transmetime të përditshme në shqip nga programi Fjalët e Shpresës.