është një program radiofonik i studimit të Biblës që zgjat 30 minuta dhe që e shoqëron dëgjuesin përmes gjithë Biblës brenda 5 vjetëve.
Përmes Biblës është një program radiofonik i studimit të Biblës që zgjat 30 minuta dhe që e shoqëron dëgjuesin përmes gjithë Biblës brenda 5 vjetëve, duke shkuar herë në Dhiatën e Vjetër e herë në Dhiatën e Re. Programi i studimit të Biblës është transmetuar në stacionet radiofonike në SHBA që prej 1967 dhe tani është duke u prodhuar në mbi 100 gjuhë përreth botës.
Ishte viti 1941 kur J. Vernon McGee u bind të fillonte një transmetim radiofonik të quajtur “Ora e Biblës së Hapur” në një kanal të vetëm. Ky program i vogël ishte guri i themelit për atë që përfundimisht do të bëhej Përmes Biblës.
Z. McGee ishte një pjesëmarrës aktiv në këtë shërbesë radiofonike për 47 vjet. Kur shëndeti filloi t’i bjerë, u bënë plane parakohe për të vendosur se si do të vazhdonte programi në rast se ai shkonte në shtëpinë qiellore. Mesazhi do të mbetej po ai dhe “zëri” i programit Përmes Biblës do të vazhdonte të ishte ai i z. McGee, përmes përdorimit të kasetave me programe për 5 vjet.
Pasi Shpëtimtari ynë e thirri z. McGee në shtëpi në vitin 1988, shtrirja e programit vazhdoi të rritej. Sot, Përmes Biblës është një shërbesë mbarëbotërore që transmetohet në më shumë se 800 kanale në SHBA dhe Kanada dhe dëgjohet në mbi 100 gjuhë përreth botës. Misioni i shërbesës radiofonike Përmes Biblës është i thjeshtë dhe po ai që vetë z. McGee zgjodhi: Të çojë tërë Fjalën tek e tërë bota.