Radio Logos

Jemi këtu për t'ju shërbyer juve

Current track

Title

Artist


Shfrytëzo Kohën 04

Rick Grubbs

Përmbushja e Përgjegjësive

Disa vite më parë e kisha shumë të vështirë për tu zgjuar herët nga shtrati. Në vend që të kaloja një kohë të veçantë me Perëndinë, vazhdoja të flija.

Në atë kohë, unë shkoja në një kishë të madhe, ku takimet e lutjes ishin çdo ditë në orën 5:00 të mëngjesit. Unë i kërkova predikuesit për të marrë përgjegjësinë e hapjes të derës në ndërtesën e kishës për takimin e lutjeve në 5 të mëngjesit. Predikuesi ishte i kënaqur që dikush e mori këtë përgjegjësi.

Mëngjesin tjetër, kur alarmi im ra në 5 pa 10 minuta, u zgjova menjëherë.
Nëse nuk do të zgjohesha herët, dikush mund të ishte para ndërtesës të kishës duke pritur të hapej dera për tu lutur,
ndërkohë, unë mund të isha duke fjetur në shtratin tim me premtimin se do të hapja derën.

Mbajeni mend, marrja e një përgjegjësie është një mënyrë e mire për tu zgjuar herët,
dhe të zgjuarit herët është një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar kohën.

Shfrytëzo kohën

It's all about TIME

More info