Kodi i Sjelljes së Radio Logos
1. Radio «Logos» është një radio serioze që mban një standard të lartë në lidhje me cilësinë e transmetimeve dhe ndershmërinë gazetareske. Programet tona janë edukative dhe inkurajuese për çdo moshë.
2. Ajo respekton të drejtat e autorëve, kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, paanshmërinë, plotësinë dhe pluralizmin e informacionit dhe gjuhën e kulturën shqiptare.
3. Fjalët imorale dhe abuzive nuk lejohen në asnjë mënyrë. Mbahet një etikë e cilësisë së lartë në gjithë komunikimin dhe pjesët përbërëse të tij. Programet tona nuk kanë të bëjnë me shfaqjet e keqpërdorimit të dhunës, seksit dhe të dinjitetit.
4. Radio «Logos» respekton paanshmërisht të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetën private të njeriut, si dhe të drejtat e liritë themelore të tij. Në këtë veprimtari respektohen në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve.
5. Radio «Logos» nuk lejohet të cenojë rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin kombëtar.
6. Financat tona janë të hapura dhe pa korrupsion. Çdo detyrim financiar paguhet në kohën e duhur.
7. Gjithashtu zotohemi se nuk do të favorizojmë asnjë lloj forme mashtrimi apo mitmarrjeje dhe të mos falsifikojmë apo manipulojmë dokumentet. Pra, me veprat dhe fjalët tona do të përpiqemi të respektojmë dhe të nderojmë Zotin dhe të mbajmë lart emrin e Radio «LOGOS».
8. Punëtorët nuk diskriminojnë apo ngacmojnë kolegët. Ata respektojnë dhe mbrojnë informacionin e lirë të kolegëve. Në shkëmbimin e kritikave dhe ideve punëtorët tregojnë respekt të duhur për mendimet e tyre ndaj të tjerëve.
9. Punëtorët duhet të bien dakord me shkrim për të respektuar identitetin institucional dhe vlerat e Radio «Logos» dhe të zbatojnë rregullat e deklaruara të saj. Punëtorët nuk kanë të drejtën të përkrahin qoftë hapur qoftë fshehtas pozicione të kundërta me filozofinë, stilin e jetës, identitetin institucional dhe vlerat e Radios «Logos». Shkeljet e rregullave më sipër do të çojnë në shkarkim të menjëhershëm.
10. Si individë, çdo pjesëtar i stafit duhet të ketë respekt për rregull, të ruajë një standard të lartë morali, të karakterizohet nga nderi vetjak, të jetë i zellshëm në përmbushjen e përgjegjësive dhe të respektojë të drejtat e të tjerëve ashtu siç u kërkohet qytetarëve të mirë. Sjellje si imoraliteti, veprimtaria kriminale, dhuna, mungesa në punë, gënjeshtra dhe kërcënimet do të çojnë në mbyllje të punësimit. Çdo pjesëtar i stafit do të largohet gjithashtu nga çdo formë mashtrimi si gënjeshtra, përdorimi pa të drejtë autori dhe ryshfeti, zotohet të mos falsifikojë apo manipulojë dokumente dhe të pranojë të mos keqpërdorë pronën e Radios «Logos».
11. Punëtorët janë qytetarë dhe kur flasin apo shkruajnë si qytetarë, ata duhet të jenë të lirë nga censurimi apo disiplina institucionale, por pozicioni i tyre i veçantë në komunitet imponon detyrime të veçanta. Si nëpunës të medias ata duhet të kujtojnë se publiku mund të gjykojë profesionin dhe institucionin e tyre nga mënyra e tyre e të folurit. Kështu që ata në çdo kohë duhet të jenë të saktë, duhet të ushtrojnë përmbajtje të duhur, duhet të tregojnë respekt për mendimet e të tjerëve dhe duhet të bëjnë çdo lloj përpjekjeje për të treguar se nuk po flasin për Radio «Logos».
12. Radio «Logos» respekton të drejtat e autorëve, kushtetutën e e Republikës së Shqipërisë, paanshmërinë, plotësinë dhe pluralizmin e informacionit dhe gjuhën e kulturën shqiptare.
13. Radio «Logos» respekton paanshmërisht të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetën private të njeriut, si dhe të drejtat e liritë themelore të tij. Në këtë veprimtari respektohen në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve.
Gjithashtu, përmbajtjet e programeve që do të transmetohen përmbushin standardet programore duke
- Nxitur vlerat demokratike të përcaktuara në Kushtetutë dhe në veçanti të drejtën e shprehjes dhe të informimit;
- Respektuar paanshmërinë, plotësinë e pluralizmin e informacionit, paraqitjen e fakteve dhe ngjarjeve në mënyrë të ndershme, inkurajimin në formimin e lirë të opinioneve, pa i shërbyer në mënyrë të njëanshme interesave të asnjë partie, organizate politike, grupimi ekonomik apo komuniteti e shoqate fetare;
- Respektuar mirëkuptimin dhe bashkekzistencën shoqërore të të gjithë individëve në Republikën e Shqipërisë;
- Promovuar kulturën kombëtare shqiptare dhe gjuhën shqipe;
- Promovuar kulturën evropiane, të mbajë në konsideratë nevojën e formimit të opinionit publik për t’u njohur dhe për të kuptuar vlerat dhe traditat evropiane;
- Promovuar kulturën e pakicave kombëtare;
- Ofruar mundësi për promovim të krijuesve të rinj në fushën e muzikës, radio-dramatizimeve dhe sidomos ato të lidhura me kulturën kombëtare;
- Ofruar një shumëllojshmëri shërbimesh në territorin e RSH-së për kategoritë e ndryshme shoqërore, përfshirë këtu interesat e pakicave;
- Promovuar bashkëpronësinë dhe kolegjialitetin në vendimmarrjet editoriale;
- Respektuar dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut;
- Respektuar privatësinë e individit;
- Respektuar diversitetin fetar dhe racën;
- Respektuar ruajtjen e sekretit të burimeve të informacionit;
- Respektuar normat morale dhe etike të shoqërisë;
- Respektuar të drejtën e përgjigjes;
- Respektuar, mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijëve, në të gjitha llojet e programeve dhe në programe të posaçme audio për fëmijët. Gjithashtu, nuk kemi komunikimet e papërshtatshme me natyrë tregtare për pijet alkoolike as me ushqimet dhe pijet për fëmijët që përmbajnë substanca të dëmshme ose të padobishme për shëndetin fizik veçanërisht ato me përmbajtje të lartë yndyre, acide yndyrore, kripe, sode e sheqeri, që janë tej normave të lejuara për një dietë ushqimore të shëndetshme për fëmijët.
Më në fund përmbajtjet e programeve që do të transmetohen do të jenë në përputhje me parimet themelore, sipas parashikimeve të nenit 4 të ligjit nr. 97/2013, si dhe me kërkesat e Kodit të Transmetimit për mediat audiovizive. Për shembull,
- të respektosh dhe garantosh lirinë dhe të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, të drejtën e informimit, parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
- të respektosh rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin kombëtar. Të respektosh personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut.
- të respektosh në mënyrë të veçantë të drejtat, interesin më të lartë të fëmijës, si dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Të mos nxisim urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose të justifikojmë dhunën ndërmjet shtetasve.
- të respektosh normat morale dhe etike të shoqërisë, si dhe kërkesat e deontologjisë së profesionit të gazetarit. Të respektosh të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të
lidhura me to. Të respektohet standardi letrar i gjuhës shqipe. Të respektosh veçanërisht të drejtat e personave të komuniteteve me nevoja të veçanta shqisore. - të respektosh privatësinë dhe garantojnë të drejtën e përgjigjes. Të respektosh lirinë e konkurrencës dhe të shfrytëzosh mundësitë e zhvillimit teknologjik. Të respektosh të drejtën e barazisë dhe të mosdiskriminimit.
- të shmangim element të pornografisë, etj. Të jemi të hapur ndaj ideve, opinioneve, tendencave e kahjeve të ndryshme politike, shoqërore, kulturore e fetare. Të ruash dhe të promovosh veçanësitë etnike dhe trashëgiminë kulturore, artistike e mjedisore, në nivel kombëtar e lokal. Etj
më 3 Shkurt 2025 Pogradec